GLyr

Elvana Gjata – Vec Nje Pike

Singers: Elvana Gjata
Albums: Elvana Gjata – Elvana Gjata - 3
song cover

Lyrics Elvana Gjata – Vec Nje Pike

Text:

Pa ty tani çdo gjë është gri
Dhe dielli ditën duket bardhë e zi
Pa ty tani s’ka më magji
Çdo ditë një shije ka pa histori

Të të shoh njëherë sa m’ka marr malli
Me ma kthy buzëqeshjen që m’ka shku
Një takim të fundit me ty për së gjalli
Me ktë këngë të trishtë do t’kisha ftu

Veç një pikë t’më kishe dasht ti
Veç një pikë më shumë se veten
Jetën sot do t’kishim gzu
Veç një pikë t’më kishe prit ti
Sikur mos t’më kishe ik ti
Për dashnin do t’kishim knu

Pa ty tani një Zot e di
Sa lutem unë të ndodhi një çudi
Pa ty tani a mund të pij
Një gotë me fund që shpirti të mos ngrij

Të të shoh njëherë sa m’ka marr malli
Me ma kthy buzëqeshjen që m’ka shku
Një takim të fundit me ty për së gjalli
Me ktë këngë të trishtë do t’kisha ftu

Veç një pikë t’më kishe dasht ti
Veç një pikë më shumë se veten
Jetën sot do t’kishim gzu
Veç një pikë t’më kishe prit ti
Sikur mos t’më kishe ik ti
Për dashnin do t’kishim knu

Album

Elvana Gjata – Elvana Gjata - 3